Lulzim Basha bllokon zgjedhjet në bashkinë Vorë

0
585
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Lulzim Basha bllokon procesin zgjedhor të 6 marsit në bashkinë e Vorës.

SYRI ka mësuar se komisionerët e dërguar nga Basha për administrimin e procesit zgjedhor në Vorë janë refuzuar nga KQZ.

Edhe pse kryetari i shkarkuar i PD, u njoftua nga KQZ në mesditë që të ndryshonte komisionerët, pasi emrat e dërguar nuk ishin banorë të Vorës, por vinin nga Tirana dhe Kamza, Basha dogji qëllimisht afatet e parashikuara në Kodin Zgjedhor.

Ky veprim i tij bën që KQZ t’i shpallë komisionerët jolegjitimë dhe për rrjedhojë të mos i pranojë ata.

Lulzim Basha ka futur në kolaps zgjedhjet në bashkinë Vorë duke ditur qartë që nuk ka votat e anëtarësisë për të konkurruar në zgjedhjet e sotme të pjesshme vendore.

Dhe vendin e tretë e ka të hipotekuar.

Zjarr Tv Ad