Voton kandidati i PD në Dibër, Luan Haka: PS ka shpërndarë të shtunën para për militantët. Kemi bërë kallëzim në SPAK me fakte konkrete

0
33
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ka votuar në orët e para të mëngjesit të së dielës edhe kandidati i PD për bashkinë Dibër, Luan Haka.

Ne nje prononcim per mediat, Haka tha se Dibres i ka ardhur koha “qe te kete nje kryetar bashkie dhe jo nje kryetar bashkie qe drejtihet nga Tirana, nga ministra dhe drejtore ne Tirane”.

“Siç shikoni kjo bore e bardhe, kjo bore e bardhe per Dibren, sjell shprese per ndryshim per neser. Sapo votova. Dhashë nje vote per Dibren dhe per dibranet. E nesermja do te jete me ndryshe. Mendoj se Dibres i ka ardhur koha qe te kete nje kryetar bashkie dhe jo nje kryetar bashkie qe drejothet nga Tirana, nga ministra dhe drejtore ne Tirane. Ne Lure sot nuk shkojne dot per te votuar sepse nuk ka arruge. Sikur ato leke qe kane harxhuar ne keto dite nga misnitra dhe drejtore sot Lura do te kishte nje dite ndryshe. Fitore per PD!”, tha Haka.

Duke folur per problematikat e hasura deri me tani ne procesin e votimit, kandidati i PD tha:

“Sipas informacioeve qe kemi ne disa zona nuk votohet dot se nuk ka drita.

Lura ka vetem nje qender votimi, 15 fshatra duhet te shkojne ne kete qender votimi.

Shkeljet jane konstatuar para zgjedhjeve. PS nuk i le per momentin e fundit. PS dje ka shperndare ndihme ekonomike duke dhene militanteve leke per zgjedhjet. Te gjitha komunat nga Sllava, Arrazi, Luzni dhe Maqellare. Faktet konkrete kemi bere denoncime ne SPAK. Ditet ne vijim do jete cdo gje transparente”.

Zjarr Tv Ad