“Nga Shkodra do të fillojë ndryshimi”, Bardh Spahia flet pas votimit: U bej thirrje komisionerëve të mos pengojnë punën

0
34
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kandidati i “Shtëpisë së Lirisë” Bardh Spahia ka folur pasi votoi sot në qendrën e votimit. Ai u bëri thirrje qytetarëve që të votojnë masivisht për të zgjedhur kandidatin e tyre. Ai tha për mediat se nga Shkodra do të fillojë ndryshimi ndërsa u bëri thirrje komisionerëve që të mos pengojnë punën në disa zona të Shkodrës, siç u raportua më herët.

Bardh Spahia kandidati i “Shtëpisë së Lirisë”: Absolutisht jo, përballjen e kemi me Edi Ramën dhe përfaquesit e tij. Shkodranët e dinë kush ësjtë opozita e vërtete. Sot me votën e tyre të lirë do të tregojnë shembullin për ndryshimin që nga Shkodra e gjithë Shqipërinë.

Më duket e tepërt të merrem me detaje. Jam shkodran dhe dihen tentativat e medias. Dëshiroj ta shfrytëzoj këtë rast për punën tuaj për transmetimin e këtij procesi kaq të rëndësishëm. U bëj thirrje shkodranëve të dynden masivisht drejt kutive dhe me votën të ndikojnë të ardhmne. Nga Shkodra do filloj ndryshimi.

Jam në dije të problematikave dhe u bëj thirrje çdo komisioneri të zbatoj me përpikmeri ligjin. Komisionerët janë të gatshëm për çdo qytetar.

U bëj thirrje komisionerëve të mos bëhën pengesë për këto qendra. Do të fokusohemi te dhënia e mundësisë e qytetërve ta shprehin vullnetin e lirë përmes votës. Të verifikojnë informacionet që të garantojmë pacënueshmërine e votuesve.

Zjarr Tv Ad