Si e katandisi Basha Partia Demokratik, për herë të parë në histori pa komisionerë në Vorë, Shkodër dhe Durrës

0
79
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi konfirmoi sot se për herë të parë, Partia Demokratik është pa përfaqësi në komisione, ku në një konferencë për shtyp, Celibashi deklaroi se komisionerët në Vorë janë plotësuar nga lista e aplikantëve online.

Për herë të parë, PD-ja e Lulzim Bashës, është katandisur në këtë pikë, pa komisionerë në zgjedhje. Por jo vetëm në Vorë, por edhe në Shkodër, Durrës e Lushnje nuk po paraqiten komisionerët e Lulzim Bashës.

Ky është vetëm një sinjal që konfirmon braktisjen e madhe nga anëtarësia, strukturat dhe drejtuesit demokratë të Lulzim Bashës. Ndërkohë edhe pse janë zgjedhje të pjesshme, këto kanë një rëndësi të madhe pasi janë tregues i nevojës për ndryshim në opozitë dhe në pushtet. Sondazhet tregojnë se shumica e bashkive, do të fitohen nga kandidatët e Shtëpisë së Lirisë.

Lideri historik demokrat Sali Berisha, ka bërë thirrje të vazhdueshme të votohet vetëm për kandidatët e Shtëpisë së Lirisë, duke thënë se kjo është opozita e vërtetë./Syri tv

Zjarr Tv Ad