Deputeti demokrat, Belind Këlliçi nga Durrësi në një lidhje direkte me SYRI TV, është shprehur se dita e sotme është një fitore për ‘Shtëpinë e Lirisë. Sipas Këlliçit ditën e sotme të votimeve, bien maskat dhe logoja e PD-së e marrë peng nga Basha, del e fundit, sepse Basha as komisionerë nuk gjeti dot.
Është për të ardhur keq që kjo logo, e grabitur nga mëkëmbësi i Ramës në atë parti, del e fundit, por sot bien maskat. Sot nuk ka më justifikime, fasadë, propagandë, mashtrim. Prandaj u bëjmë thirrje qytetarëve, demokratëve të dalin dhe të votojnë sepse sot nuk votohet për bashkitë, por për opozitarizmin.
Pjesëmarrja e ulët në çdo proces zgjedhor do të ishte dëmtim për opozitën, por në këtë rast është specifik. Mbështetësit tanë të ‘Shtëpisë së lirisë’ kanë dalë për të votuar që në mëngjes dhe po vazhdojnë të votojnë. Pjesëmarrja e ulët është problem për fasadën e Bashës. Të majtët janë të painteresuar për të votuar sepse nuk kanë kandidat, pasi ajo është një kandidate e emëruar nga Vangjushi.
Pjesëmarrës në takimet tonë, janë shprehur se një votë për siglën e PD-së të marrë peng nga Basha është një votë e humbur’, tha gjatë intervistës së tij në SYRI TV, deputeti Belind Këlliçi