Elton Bano: Do bëjmë denoncim për intimidim të votuesve

0
66
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kandidati i Shtëpisë së Lirisë për Bashkinë e Lushnjes, Elton Bano, tha se ekipi i tij po përgatitet pët të denoncuar në institucionet përkatëse, presionet e administratës socialiste duke intimiduar votuesit.

Bano u bëri thirrje qytetarëve që të votojnë masivisht për të sjellë ndryshimin në qytetin e tyre.

Rrinë aty me lista, duke kapur njerëzit. Janë pjesë e administratës. I kemi denoncuar. Zoti Luan Baçi ka bërë disa denoncime. Rrinë pranë qendrës së votimit duke intimiduar votuesit, këta që i kanë mashtruar për 15 vite me arrogancë”.

U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të marrin pjesë masivisht në votime. Sot është dita kur mund të shprehin vullnetin e tyre me votë të lirë, për të bërë ndryshimin që Lushnja meriton. Për t’i kthyer qytetarinë që meriton, tha ai.

Zjarr Tv Ad