Anulimi i zgjedhjeve për shkak të borës në dy njësitë në Shkodër, Ademi: I kam dërguar 6 shkresa KQZ-së, nuk u morën parasysh

0
50
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetarja e bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi ka votuar sot në lidhje me zgjedhjet që po mbahennë 6 bashki të vendit.

Menjëherë pasi doli nga qendra e votimitajo iu bëri thirrje qytetarëve shkodran që të dalin e të votojnë duke ushtruar të drejtën e tyre. Ajo u pyet edhe në lidhje me anulimin e votimit në dy njësitë Shosh dhe Pult lku ajo shtoi se i ka dërguar 6 kërkesa KQz që votimi të bëhej në vend tjetër por kjo gjë nuk u mor parasysh.

Voltana Ademi: Ju them qytetarëve të Shkodrës të votojnë, të gjithë atyre që e kanë këtë të drejtë, tu drejtohen qendrave të votimit, të ushtrojnë të drejtën kushtetuese. Është një mundësi që neve na jepet. Qendrat do të jenë deri në orën 7.

Pjesmarrja e ulët?

Moti ka ndikuar në proces, jemi ende herët, janë edhe 3 orë që nga mbyllja e votimit, më vonë do kemi një informacion të qartë. Unë e dija se e njoh zonën e kishim parashikuar, i kam bërë gjashtë kërkesa KQZ dhe nuk u morën parasysh. Ajo që vlerësuam ndodhi, se nuk i japim vlerë votës. Duhet të ishte në vëmendjen e KQZ që të mos ndodhte.

Nuk bëhet fjalë për godina por për shkak të reshjeve të dëborës në disa njësi administrative.

Zjarr Tv Ad