Sulmohet konsullata greke në Mariupol, 12 persona humbin jetën

0
59
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mediat greke raportojnë se është sulmuar konsullata greke në qytetin ukrainas të Mariupol. Sulmi raportohet se ka ndodhur rreth orës 13:00, ndërsa deri tani raportohet se 12 persona kanë humbur jetën.

Protothema raporton se jashtë godinës ka ndodhur një shkëmbim zjarri. Mësohet se stafi i konsullatës së bashku me konsullin janë transferuar në një vend të sigurt.

Konsulli grek në Mariupol, Manolis Androulakis, mësohet se është në gjendje të mirë shëndetësore dhe ka kontaktuar autoritetet greke përmes telefonit satelitor.

Kujtojmë se prej rreth një jave shërbimet e Konsullatës së Përgjithshme të Greqisë janë transferuar në godinën ku strehohej Misioni Special i Mbikëqyrjes së OSBE-së në qytet, i cili u godit nga përleshjet në rrugë mesditën e së dielës.

Zjarr Tv Ad