Sekretari Amerikan i Shtetit tregon prapaskenat: Nëse Presidenti Zelensky vritet nga forcat ruse, ukrainasit e kanë një plan për…

0
113
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ukrainasit i kanë marrë të gjitha masat për të vazhduar qeverisjen edhe në skenarin më të keq, atë të vrasjes së Presidentit Volodymyr Zelensky. Deklarata u bë nga Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken gjatë një interviste për televizionin CBS.

“Ukrainasit kanë një plan për vazhdimësinë e qeverisjes në një mënyrë ose në një tjetër, nëse presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky vritet”, u shpreh Blinken.

Më tej ai theksoi se “ata kanë plane për të cilat unë nuk do të flas ose nuk do të hyj në ndonjë detaj për t’u siguruar që ka vazhdimësi të qeverisë në një mënyrë apo tjetër, dhe unë do ta lë me kaq”.

Më tej Sekretari Blinken komplimentoi Zelensky për “udhëheqjen” e tij gjatë kësaj krize.

“Lidershipi që ka treguar Presidenti Zelensky, e gjithë qeveria e tij, ka treguar se është i jashtëzakonshëm, ata kanë qenë mishërimi i këtij populli ukrainas jashtëzakonisht të guximshëm” tha Blinken.

Zjarr Tv Ad