PD në zgjedhje “gropë”, Basha “s’e vret mendjen”, takim me mësues e pedagogë për 7 Marsin

0
61
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Numërimi vijon në disa Bashki. Ajo që ra në sy në këto zgjedhje është se Partia Demokratike ka siguruar shumë pak vota.

Po duket se kjo nuk është problem për kreun e PD, Lulzim Basha, i cili vijon takimet e tij normalisht. Ai në këto momente po zhvillon një bisedim me mësuesit dhe pedagogët në kundër të festës së 7 marsit.

“Pra ishte prindi im por ishte dhe prindi i çdo nxënësi dhe ishte një detyrë që e merrte shumë seriozisht. Nëse ka diçka që nuk harrojmë është roli i mësuesit gjatë gjithë jetës. Dhe disa prej tyre i veçojmë. Dua ti them mësuesve të mi një falënderim për të gjithë nga zemra për atë që bëni për brezat e rinj” u shpreh Basha ndër të tjera.

Kujtojmë që në këto zgjedhje PS ka arritur të kryesojë. Deri më tani është shpallur fitorja për PS në Lushnjë, Rrogozhinë dhe Vorë, ndërsa kryeson edhe në Durrës dhe Dibër, vetëm në Shkodër ka një garë mes PS dhe Shtëpisë së Lirisë.

Shtëpia e Lirisë ka arritur të sigurojë shumë më shumë vota se PD, e cila në këtë garë renditet e fundit, veç Dibrës, ku e fundit është Lëvizja e Re.

Zjarr Tv Ad