“Luli Basha tashmë është meme, politikisht i mbaruar”, ja përfundimet e zgjedhjeve të 6 marsit sipas Ylli Manjanit

0
265
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar mbi zgjedhjet e pjesshme të zhvilluara ditën e djeshme. Me anë të një statusi në rrjetin e tij social, “Facebook” ai ka dhënë një përmbledhje me disa pika kyçe në lidhje me këto zgjedhje të mbajtura dhe rezultatet e deritanishme.

Disa nga konkluzionet e tij janë se edhe pse qeverisja e kryeministrit të vendit konsiderohet abuzive ndaj qytetarëve, këta të fundit përsëri e kanë votuar me shumicë votash. Përsa, i përket Lulëzim Bashës, sipas Manjanit ai ka dështuar në këto zgjedhje dhe e ka cilësuar si meme dhe politikisht të mbaruar.

Postimi i plotë:

Disa përfundime post 6 mars.

****
1. Grupimet politike në vend kanë humbur qytetarinë jo politike. Shtresën e mesme dhe masën e madhe të shqiptarëve jo partiakë. Mospjesmarrja në votime është shumë më e lartë sesa ata që votojnë

Vota qartësisht ndahet numerikisht sipas votuesve militantë, votuesve të interesit dhe rrethit familjar.

2. Edi Rama dhe Sali Berisha janë dy politikanët që motivojnë shunëmicën e votës militante. Rama ca më shumë sepse është në krye. Berisha pas rikthimit mbetet ende politikan frymëzues, ndonëse ende jo në masën e madhe të popullsisë.

3. PS tashmë është bërë një monstër elektorale. Megjithse keqqeveris, abuzon e ja fut rregullisht këtij mileti, prap votohet.

4. Vendi ka nevojë urgjente për alternativë politike. Këto (alternativat pra) që janë në xhiro garantojnë qelbjen e Ramës në qeveri.

5. Luli Basha tashmë është meme. Politikisht i mbaruar. Ende një thikë e pushtetit e ngulur në kurriz të opozitës zyrtare.

6. Partitë e vogla duhet të shpejtojnë të japin me qera selitë e tyre, se vota nuk kanë më.

7. Ambasadorët as të japin e as të heqin vota. As e qeth njeri për ta. U rrofshin selfiet.

Zjarr Tv Ad