Fitorja e Eriselda Sefës në Lushnje, Balla: Do fillojmë me punët menjëherë, pjesëmarrja ishte e ulët sepse…

0
47
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Grupit Parlamentar socialist Taulant Balla ka folur për media pak pasi Eriselda Sefa, kandidatja e PS në Lushnje u shpall fituese në zgjedhjet e së dielës.

Balla falënderoi të gjithë votuesit që zgjodhën Eriselda Sefën në krye të kësaj bashkie teksa u zotua se puna për projektet do të nisë menjëherë.

Taulant BallaGjej rastin ta falenderoj popullin e nderuar të Lushnjes për këtë gocë që s’ka nevoje për koment por për respekt.

Për t’i kthyer gjithë banorëve të Lushnjës respektin. Unë gjej rastin të them se punët do të fillojnë menjëherë, në cdo njësi administrative ju do jeni dëshmitarët e punës që na presin. I uroj suksese në këtë votëbesim, këto zgjedhje ishin të mirëpritura. Këtu do jemi edhe pas një viti, na duhen punë për vitin e ardhshëm.

Pjesëmarja ka qenë e ulët në 6 bashkitë, ne prisnim pak më shumë por dje ishte një ditë e vështirë, edhe pse për bujqësinë është bereqet. Pa Lushnjën nje pjesë e madhe e bujqësisë s’do të kishte kuptim, do fokusohemi te bujqësia, infrastruktura, Lushnja do marri vendin që i takon.

Ndërkohë edhe Eriselda Sefa falënderoi të gjithë qytetarët e Lushnjes që e votuan teksa tha se të gjithë do të gjejnë një derë të hapur në bashkinë që ajo do të drejtojë.

Zjarr Tv Ad