7 Marsi/ Veliaj letër mirënjohjeje mësuesve të Tiranës: “Shumë shkolla të reja do të hapim në vijim”

0
48
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në këtë 7 Mars, veç urimeve, mësuesit e shkollave të Tiranës morën edhe një letër falenderimi nga kryebashkiaku Erion Veliaj. Në mesazhin e tij, ai u shpreh mirënjohjen për punën dhe sakrificën e tyre në edukimin e brezit të ri.

Përulem përpara jush, përpara përkushtimit tuaj! Ju nderoj për punën, lodhjen, mundin që ju takon ta mbani mbi supe dhe që e mbani me dinjitet, siç jam përulur gjithnjë, me nderim, edhe përpara mësuesve të mi, që më morën për dore dikur. Kësaj here, bashkë me nderimin, dua t’ju them se më keni në krah. Sepse janë të përbashkëta, siç është e arsyeshme, përpjekjet tona në rrugëtimin e formimit të qytetarëve të së nesërmes”, shkruan ai.

Letra e plotë:

Të dashur mësues,

Teksa jam ulur t’ju shkruaj, më shfaqet letra e shumënjohur e Linkolnit. Ai i drejtohet mësuesit të papërcaktuar të të birit, që është në moshën për t’i hyrë aventurës më të jashtëzakonshme të jetës së një njeriu; një aventurë e panjohur, por e bukur dhe magjike.

Djali im është ende i vogël, duhet edhe pak sa të vijë koha e t’jua dorëzoj, t’jua lë që ta merrni për dore e t’i mësoni gjërat që duhet të dijë, siç thoshte Linkolni, butësisht. Por, përpara se të vijë ajo kohë, kam të tjera gjëra për t’ju thënë, duke qenë se ju i keni marrë sakaq për dore nxënësit, që i kanë hyrë aventurës më të madhe të jetës.

Përulem përpara jush, përpara përkushtimit tuaj. Ju nderoj për punën, lodhjen, mundin që ju takon ta mbani mbi supe dhe që e mbani me dinjitet, siç jam përulur gjithnjë, me nderim, edhe përpara mësuesve të mi, që më morën për dore dikur. Kësaj here, bashkë me nderimin, dua t’ju them se më keni në krah. Sepse janë të përbashkëta, siç është e arsyeshme, përpjekjet tona në rrugëtimin e formimit të qytetarëve të së nesërmes.

Shumë prej jush kanë mundësinë e drejtpërdrejtë ta prekin përkushtimin tonë, mbështetjen tonë, punët që kemi bërë. Mund ta prekin te 14 shkollat e reja që hapëm përgjatë një viti. E dini mirë se sa hijshëm u qëndrojnë ato shkolla të reja e plot dritë emrave të Lasgush Poradecit, Qazim Turdiut, Vaçe Zelës, Kristo Frashërit, Hasan Voglit… E kemi bërë tashmë premtimin dhe do ta mbajmë: shumë shkolla të reja do të hapim në vijim.

Zjarr Tv Ad