Zbardhet vendimi i Apelit për ish-ministrin, i hapet rrugë rekursit në Gjykatën e Lartë

0
68
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata e Apelit të Posaçëm Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zbardhur zyrtarisht vendimin ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, i dënuar me 5 vite burg për shpërdorim detyre. Por për shkak të gjykimit të shkurtuar ai u dënua përfundimisht me 3 vite e 4 muaj burg.

Pas zbardhjes së vendimit tashmë pritet që ai t’i komunikohet palëve të cilat do të vendosin nëse do bëjnë apo jo rekurs në Gjykatën e Lartë.

Tahiri, priste vetëm zbardhjen e vendimit për t’ju drejtuar Gjykatës së Lartë, ndërsa SPAK pret të njihet me argumentet e Apelit, për të vendosur nëse do i bëjë apo jo rekurs, pasi prokuroria kërkoi dënimin e tij me 8 vite burg për trafik droge, e grup krimininal, ndërkohë që Tahiri u dënua për shpërdorim detyre.

Referuar vendimit të gjykatës që e shpalli atë fajtor ka prova që tregojnë një situatë marrëdhëniesh të qëndrueshme mes Saimir Tahirit dhe Moisi Habilaj.

Lidhja e qëndrueshme konfirmohet konkretisht jo vetëm me shitjen e automjetit ‘Audi’ por bëhet fjalë për shërbimet e vazhdueshme të kryera nga Artan dhe Moisi Habilaj, si automjeti ujor që u mor për riparim; përdorim i automjetit ‘Audi’ nga Tahiri dhe bashkëshortja e tij për disa raste edhe pse ishte shitur.

Udhëtimi në të njëjtën kohë vajtje-ardhje në Itali i Moisi Habilajt dhe babait të ish-ministrit, Bashkim Tahiri që konfirmon se familja e Tahiri dhe familja Habilaj ka pasur kontakte të qëndrueshme.

Gjykata e Posaçme thotë se mes Saimir Tahiri dhe Moisi Habilaj ka pasur marrëdhënie të qëndrueshme por se Tahiri nuk rezulton i përfshirë direkt në trafik droge.

Por për shkak të shpërdorimit të detyrës ka krijuar situatë të tillë që grupi Habilaj të ishte i lirë për të trafikuar tonelata drogë drejt Italisë. (Faxweb.al)

Zjarr Tv Ad