Deklarata e fortë e Grida Dumës: Duhen marrë përgjegjësi dhe vendime politike, që nga kreu i PD! Do bëj disa kërkesa te Grupi Parlamentar

0
115
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nënkryetarja e Partisë Demokratike Grida Duma, ka reaguar pas humbjes së PD-së në zgjedhjet e pjesshme të 6 Marsit. Në një deklaratë për mediat jashtë selisë blu, Duma, e ka konsideruar një dëshpërim humbjen e Partisë Demokratike në të gjashta bashkitë.

Ajo tha se për këtë humbje duhet të mbajnë të gjithë përgjegjësi, duke filluar nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Më tej Duma shtoi se në mbledhjet e Grupit Parlamentar të PD-së ajo do të bëjë disa kërkesa.

Pyetje: A duhet të japë dorëheqjen Lulzim Basha?

Grida Duma: Nuk ka nevojë për kamera, ne jemi këtu, mbledhjen do ta zhvillojmë tani para seancës parlamentare. Ndërsa mund të them se rezultati është dëshpërues. Në një mënyrë apo në një tjetër, krejtësisht i papritur. Duhen marrë përgjegjësi dhe vendime politike, padiskutim që nga kreu i PD. Se cilat kërkesa do i bëj tek grupi parlamentar i PD ju do njiheni pas përfundimit të mbledhjes.

Zjarr Tv Ad