Humbi në zgjedhje, reagon kandidati i PD në Lushnjë, Indrit Sefa: Shumë qytetarë nuk votuan, debatet tona “gërryen” besimin e njerëzve

0
65
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kandidati i Partisë Demokartike për Bashkinë e Lushnjës, Indrit Sefa ka falenderuar qytetarët të cilët e mbështetën në garë për zgjedhjet e 6 Marsit.

Përmes një postimi në Facebook, Sefa thotë se pjesa më e madhe e qytetarëve nuk morën pjesë në zgjedhje, ndërsa shton se debati i brendshëm në PD ka gërryer besimin e njerëzve.

Postimi i plotë i Indrit Sefës:

Mirënjohje për bashkëqytetarët që i besuan Partisë Demokratike dhe mua personalisht në këtë garë të pazakontë dhe në kushte të pazakonta. Dua të falenderoj nga zemra stafin tim në këtë fushatë dhe cilindo që besoi se Lushnja ka nevojë për të ndryshuar.

Për fat të keq, në zgjedhje nuk doli pjesa më e madhe e qytetarëve që bëjnë ndryshimin. Mesazhin e kam lexuar qartë. Debati ynë i brendshëm politik ka gërryer besimin e njerëzve tek Partia Demokratike dhe tek politika në tërësi. Mirëpo, ndryshimin qytetarët e kërkojnë nga NE, Partia Demokratike e Shqipërisë. Ne duhet të rigjejmë vetveten dhe t’u japim njerëzve NDRYSHIMIN!

Zjarr Tv Ad