Nuk fitoi mandatin për kryebashkiak, reagon kandidati i Berishës në Durrës Ardian Muka: Do të mbroj çdo kauzë të qytetarëve

0
39
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kandidati i “Shtëpisë së Lirisë” për Durrësin, Ardian Muka ka falënderuar qytetarët për votëbesimin, duke u premtuar se do të jetë në krah të tyre për të mbrojtur çdo kauzë.

Ardian Muka u rendit i dyti në garën për kryebashkiak, duke marrë 19.876 vota, ndërsa Emiriana Sako u shpall fituese, duke marrë zyrtarisht Bashkinë e qytetit bregdetar.

Reagimi i plotë i Ardian Mukës:

Të dashur qytetarë, votues të djathtë dhe të majtë, bashkëpunëtorë të ngushtë të “Shtëpisë së lirisë”, të rinj dhe të moshuar, ju përulem përpara mbështetjes që më keni dhënë në këtë fushatë entuziaste.

Duke falenderuar secilin prej jush, them me bindje se votëbesimi juaj nuk do të humbasë kurrë! Siç kam qenë në ballë të përplasjeve më të vështira prej vitesh, ashtu do të vazhdoj që të përballem për të mbrojtur çdo kauzë dhe çdo interes në të mirë të qytetit dhe qytetarëve tanë të dashur.

Sot ne fituam një kauzë shpirtërore dhe morale, kauzën e mirësisë qytetare! Prandaj ne më shumë se kurrë, do të vazhdojmë misionin tonë për rikthim të shpresës dhe ndryshimit!

I juaji, Ardi!

Zjarr Tv Ad