Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, kryetari Lulzim Basha në fjalën e tij para deputetëve është justifikuar për humbjen e zgjedhjeve të pjesshme.
Ai është shprehur se 6 Marsi ishte një tjetër kurth pas 8 Janarit, teksa shtoi se PD u detyrua të merrte pjesë në këto zgjedhje. “6 marsi ishte kurth pas 8 janarit dhe ne u vendosem para detyrimit për të marrë pjesë në zgjedhje. Nuk kam humbur asnjë betejë, m’i kanë vjedhur”, mësohet të ketë thënë ai.
Por deputetët Ferdinand Xhaferri, Agron Gjekmarkaj, Helidon Bushati dhe Dashnor Sula e kanë kundërshtuar kryedemokratin, duke i kërkuar që të japë dorëheqjen, pasi me këto justifikime nuk po i beson më asnjë qytetar.
Ferdinand Xhaferri: Jam më i vjetri dhe me eksperiencë, s’kam ambicie por përgjegjësi për PD. Berisha s’është zgjidhje dhe e ka mbyll me PD, por ti na ke fyer kur thua s’kam humbur asnjë gare. Duhet të largohesh si kryetar, na fyen kur thua se s’ke humbur asnjë betejë
Dashnor Sula: Cila është zgjidhja kryetar? Se kështu mund të na thuash përsëri. Si i jep zgjidhje? Ke përgjegjësi ti dhe ne. Nuk na beson më asnjë kështu
Helidon Bushati: Duhet të jemi përtej egos, e shkaterruat PD ju dhe Berisha. Duhet të ikësh. Duhet Kongres pajtimi. Të bashkohemi!
Agron Gjekmarkaj: Të ngrihet një komision dhe PD të shkojë në zgjedhje të reja.
Ilda dhori: Të hapen zgjedhjet në parti. Duhet të ikesh, duhet të hapet gara në PD. Berisha e ka mbyll duhet të zgjedhin demokratët cili na bashkon.