Deputeti demokrat zbulon ç’ndodhi dje brenda selisë blu: Basha ishte i ftohtë! Ai mbajti 5 orë shënime

0
73
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka zbuluar detaje nga mbledhja e zhvilluar ditën e djeshme mes kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Bashës dhe deputetëve demokratë. Sula tha se Basha gjatë 5 orëve të mbledhjes ka mbajtur shënime ato çfarë deputetët i thanë.

“Basha nuk ka bërë debat dhe ka mbajtur shënime për 5 orë nga fillimi deri në fund. Ka qenë shumë i ftohtë. Nuk ka reaguar të bëjë debat. Ka mbajtur shënime. Shpresoj që nga ajo që u tha mbrëmë, nga irritimi i grupit parlamentar. Vetën dy patën një qasje tjetër, të cilët kërkuan zgjidhje padiskutim dhe që u la që do të ketë përsëri mbledhje. Jam i bindur se brenda javës do të ketë mbledhje të tjera.

Kam besim që me ato shënime që ka mbajtur dhe nëse do ti lexojë, edhe mund ti lexojë. Kam besim. Nëse një grup parlamentar apo një ushtri që është e demoralizuar sigurisht një gjeneral i vetëm nuk ka çfarë të bëjë”, tha Sula në një intervistë për “Abc News”.

Zjarr Tv Ad