Biznesmeni Gjergj Luca vlerëson Bardh Spahinë: Nuk ka lidhje me PD, është i së djathtës reale

0
134
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Biznesmeni Gjergj Luca ka vlerësuar fitoren e kandidatit të “Shtëpsë së Lirisë” në Shkodër Bardh Spahia.

Në një deklaratë për “News 24” sipërmarrësi tha se Spahia nuk ka lidhje me Partinë Demokratike dhe se i përket të djathtës reale të Shqipërisë. Ai tha më tej se nëse do të ishte votues në Shkodër, vota e tij do të shkonte pikësrisht për Spahinë.

“Bardh Spahia është biri i babait të tij. Bardh Spahia nuk ka lidhje me PD. Spahia ka lidhje me të djathtën reale të Shqipërisë. Edhe unë po të isha votues në Shkodër do t’ia jepja votën Bardh Spahisë”, u shpreh Luca.

Zjarr Tv Ad