Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Lulzim Basha duket se nuk e ka në plan të largohet duke hapur garën për kryetar në Partinë Demokratike, ashtu siç kanë kërkuar disa deputetë demokratë.
Gjatë mbledhjes së sotme me kryetarët e degëve, Basha mësohet të ketë thënë se përgjegjësia për humbjen në zgjedhjet e pjesshme të 6 Marsit është kolektive.
Basha ka thënë se secili duhet të mbajë përgjegjësitë e tij, madje ka bërë thirrje që Partia Demokratike të nisë përgatitjen për “betejën e ardhshme”.
“Përgjegjësia bie mbi të gjithë, por nis me mua. Secili duhet të mbajë përgjegjësi. Ne kemi në dorë të qëndrojmë në betejë, të bëjmë ndryshimin dhe të tejkalojmë kultin e individit. Të përgatitemi për betejën e ardhshme”, është shprehur Basha gjatë mbledhjes