Terrori i Ramës, Gazetari Tomorri : Parashikimet e tij u shërbejnë veç spekulantëve

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deklaratat e sotme të Edi Ramës, që i bën nga Dubai, ku ka shkuar për turizëm, kanë ndjellë sërish terror ndër qytetarët, ndërsa çmimet në vend janë duke pësuar rritje të pakontrolluar.

Rama shkruan se çmimet mund të pësojnë rritje shumë të madhe dhe ai e qeveria e tij, po mundohen që të mos rrisin për qytetarët, çmimin e energjisë elektrike. Por gazetari Klodian Tomorri i ka hedhur poshtë shifrat e Ramës dhe shprehet se në treg gjatë ditës së sotme ka pasur rënie çmimesh, si të naftës edhe të energjisë elektrike.

Tomorri shkruan se parashikimet e Ramës, i shërbejmë vetëm spekulantëve dhe askujt tjetër.

Reagimi i plotë i Klodian Tomorrit:

Lajme të mira

Meqë kryeministri po u fut frikën njerëzve, ia vlen të themi disa lajme të mira.

1-Çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare ra me 3 për qind sot, teksa Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë deklaroi se do të furnizojë tregun me rezervat e sigurisë për të mos lejuar rritjen e çmimeve. A do të vazhdojë tërheqja apo do të rritet prapë, këtë nuk e di njeri. Por forcat e tregut kanë filluar të veprojnë ndërkohë.

2- Qeveria amerikane po nxit industrinë shale oil (nafta argjilore nëse mund ta përshtasim kështu) që të rrisë prodhimin. Kjo është një industri specifike, që prodhon naftë përmes një sistemi të ndryshëm nga ai konvencional, që hyn në lojë veçanerisht kur çmimet e naftës kalojnë mbi 80 dollarë për fuçi. Është shumë e zhvilluar veçanërisht në SHBA.

3-Kryetari i OPEC deklaroi se në treg nuk ka mungesë nafte. Thjesht ka perceptim për mungesë. Megjithatë presioni mbi OPEC që të rrisë prodhimin do të bëhet edhe më i fortë.

4-Çmimi i energjisë elektrike në bursën e Hungarisë ra me 35 për qind sot duke zbritur nën 325 euro për mega.

Sigurisht këto janë prapë çmime të jashtëzakonshme, por paniku me parashikime për çmime 1 mijë euro për megavat apo nafta 3000 nuk i shërben askujt përveç spekulantëve.

Zjarr Tv Ad