Përplasja për lidershipin e PD-së, Çipa: Kjo është ajo që tenton të eklipsojë Berisha, ka një ngërç me…

0
29
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Unionit të Gazetarëve Aleksandër Çipa ka dhënë një intervistë për Fax News, ku ka folur në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve të pjesshme të 6 Marsit.

Kriza e PD-së është thelluar, duke e përdorur rezultatin si një mësymje kundër Bashës. Kjo është një betejë që në fakt është rikthyer aty ku u la në periudhën kur Meta dekretoi zgjedhjet e 6 Marsit, është një kapitull vijues”, tha Çipa që në nisje të bisedës.

Ndërkohë që në lidhje me qëndrimin e deputetëve, që i kanë dalë së fundi kundër Lulzim Bashës, Çipa tha se ata kanë të drejtë legjitime për të kërkur ristrukturimin e PD-së.

Pala e grupit të Rithemelimit po e përdor 6 Marsin si alibi për të mësyrë dhe për të marrë drejtimin e PD. Grupi i deputetëve që kërkojnë dorëheqjen e Bashës, janë grupi gri. Çështja shtrohet që lidershipi që është në ballë kësaj përballje, duhet të saktësojë nëse e ka apo jo për qëllim ristrukturimin e PD”, u shpreh gazetari.

Çipa tha se Berisha kërkon që të eklipsojë arsyen e vërtetë që çoi në përçarjen e PD-së, që ishte vendimi i SHBA për ta shpallur non grata.

Zotit Basha i ka mbetur arbitrariteti për të qëndruar në atë pozicion, por zoti Berisha kërkon që të eklipsojë arsyen që çojë në çarjen e PD-së, që në fakt ishte vendimi për ta shpallur atë SHBA non grata. Sipas Çipës, Berisha ka një ngërç të madh, që janë marrëdhëniet e ndërprera me SHBA-të.

Zjarr Tv Ad