“Tërë ditën rrinë në kafe e ankohen për naftën”, reperi shqiptar ironizon qytetarët që “qahen” për rritjen e çmimeve

0
57
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ngritja e çmimit të karburanteve së fundmi ka sjellë reagime të shumta nga qytetarët e jo vetëm. Ata kërkojnë që shteti të ndërhyjë, pasi kjo ka një kosto të lartë për konsumatorët.

Reperi i njohur Getinjo, përmes një postimi në ‘Instastory’ ka ironizuar të gjjithë ata të cilët rrinë në kafe e ankohen për çmimin e naftës dhe të benzinës.

“Ton diten rrin neper kafe eh ja nis ankohet per naften edhe benzinin”, ka shkruar Getinjo në foton që ka shpërndarë në Instagram.

Ndërkohë, ditën e sotme në Tiranë do të zhvillohet  një protestë para kryeministrisë kundër rritjes së çmimit të karburanteve së fundmi në vend. Aktualisht çmimi i naftës në Shqipëri ka shkuar në 260 lekë për litër.

Zjarr Tv Ad