Artur Zheji bën deklaratën e papritur, tregon çfarë do të ndodhë me Partinë Demokratike

0
662
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Artur Zheji, u shpreh se zgjedhjet ishin me regji të orkestruar, ndërsa u shpreh se të dy partitë e djathta i humbën zgjedhjet duke theksuar se një nga arsyet e abstenimit të elektoratit lexohet si një refuzim ndaj ndarjes së partisë opozitare.

Pjesë nga biseda në studio:

Zheji: Këto janë zgjedhje që mund të kenë një regji të përgjithshme për të krijuar një balancë politike në rang kombëtar. Dëgjova zotin Berisha kur tha jam i hapur dhe i pyetur nëse do të krijonte parti të re, u shpreh se nuk do ta bëjë diçka të tillë. Në të vërtetë të dy partitë e djathta i humbën zgjedhjet… Një nga arsyet e abstenimit të elektoratit të djathë ka qenë një lexim refuzues ndaj ndarjes së PD dhe një klithmë për nevojën për bashkim. Nuk mund të ketë bashkim duke vazhduar fyerjen verbale.

Të ardhmen nuk e parashikoj për mirë është e dhimbshme. Doktori tha se në 6 mars fitoi 70 % të votës opozitare… Nëse nuk ka një bashkim të vërtetë të PD, mendoj që PD do shkojë me sukses nga humbja në humbje.

Zjarr Tv Ad