“Qeveria me Charter në Dubai”, reagon Kryemadhi: Unë zgjedh të jem me qytetarët që protestojnë sot para Kryeministrisë

0
49
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka reaguar për protestën e sotme të qytetarëve para Kryeministrisë, duke thënë se ka zgjedhur të jetë me ta.

Në një postim në Facebook, deputetja hedh akuza ndaj qeverisë, ku thotë se kryeministri Edi Rama dhe qeveria kanë shkuar në Dubai me Charter, ndërsa shqiptarët po protestojnë kundër rritjes së çmimeve në vend.

Postimi i plotë i Monika Kryemadhit:

Anulloni koncesionin e inceneratorit të Tiranës dhe subvenciononi me ato para familjet, fermerët, bizneset shqiptare, për të përballuar shtrenjtimin e naftës, energjisë dhe çmimeve!

Është fakt se ky koncesion 30 vjeçar është mundësuar nga Erion Veliaj, i cili ka shpërdoruar detyrën duke e aprovuar atë pa vendim këshilli bashkiak, siç e parashikon ligji.

Ky koncesion 30 vjeçar i lidhur për të vjedhur qytetarët, i ka mundësuar ITS së Klodian Zotos të realizojë deri më sot një evazion fiskal 25 milionë dollarë.

Ky koncesion i mundësuar nga Erion Veliaj, i ka çuar paratë e qytetarëve për kompani fantazëm, për shpenzime absurde si konsulenca të vetvetes dhe udhëtime luksoze në mesin e pandemisë.

Këto janë para të shqiptarëve!

Sot, kryeministri e qeveria është nisur drejt Dubait me Charter, pronarët e inceneratorëve mund të jenë duke bërë plazh në Maldive, ndërsa shqiptarët e vjedhur prej tyre, në orën 17:00 do të jenë në protestë para kryeministrisë!

Unë zgjedh të jem me qytetarët dhe është koha që të gjithë të jemi me Shqipërinë.

Kjo pritet edhe nga SPAK, i cili urohet të veprojë sa më shpejt, ndryshe nga rasti i Elbasanit, e të mos presë 30 vjet, derisa kompania ti ketë marrë të gjitha pagesat.

Zjarr Tv Ad