Rama takon Princin e Kurorës së Emirateve të Bashkuara, zbulon se për çfarë biseduan

0
29
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama dhe një pjesë e kabinetit qeveritar ndodhen në Dubai.

Pak më parë Rama ka publikuar një foto ku tregon se është takuar me Princin e Kurorës së Emirateve të Bashkuara, Sheikh Muhammed Bin Zayed.

Rama zbulon se kanë folur për luftën në Ukrainë krizën energjitike, projektet e Rindërtimit në Spitallë e të Portit Turistik në Durrës, si edhe thellimin e marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve.

“Abu Dabi – Të nderuar nga mikpritja vëllazërore e Princit të Kurorës së Emirateve të Bashkuara, Sheikh Muhammed Bin Zayed, me të cilin biseduam gjerë e gjatë për luftën në Ukrainë, krizën energjitike, projektet e Rindërtimit në Spitallë e të Portit Turistik në Durrës, si edhe thellimin e marrëdhënieve bilaterale” shkruan Rama në postimin e tij.

Zjarr Tv Ad