Task Forcë Speciale Amerikane për Ballkanin, Kim: Në Shqipëri do të jetë baza e një pranie të përhershme ushtarake amerikane

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sot është aktivizuar Tas Forca Speciale Amerikane për Ballkanin. Ceremonia u zhvillua në Ministrinë e Mbrojtjes, ku e pranishme ishte edhe Ambasadorja Yuri Kim.

“Me vënien në funksion të task forcës për Ballkanin për herë të parë në histori, Shqipëria, ndoshta për habit të të gjithëve, do të jetë baza e një pranie të përhershme ushtarake amerikane. Kjo prani është këtu për disa arsye, së pari jam e kënaqur që jemi këtu, në nivelet më të larta të qeverisë amerikane ka një respekt dhe vlerësim në rritje për Shqipërinë si një partner sigurie, që prej anëtarësimit të saj në NATO në 2009 Shqipëria nuk ka hezituar kurrë të dislokohet përkrah forcave amerikane dhe ne nuk mund të kërkonim për një mik dhe aleat më të forte e besnik”, tha Kim.

Ndërsa Peleshi tha se do ta shfrytëzojë këtë mundësi për të rritur standardet e Forcave tona Operacionale.

“Vlerësojmë dhe mbështesim vendosjen e këtij shtabi në rajonin tonë. Do të krijojë qëndrueshmëri në rajon. Do e shfrytëzojmë këtë mundësi për të rritur standardet e Forcave tona Operacionale. Do jemi në gjendje të luftojmë së bashku nëse do të jetë nevoja siç kemi bërë në Afganistan e më gjerë”, tha ai.

Zjarr Tv Ad