LSI merr pjesë në protestë për uljen e çmimeve: Nuk jemi të varfër, por jemi të vjedhur nga qeveria e Edi Ramës

0
46
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Disa nga deputetët e LSI-së janë bërë pjesë e protestës që po mbahet para Kryeministrisë për uljen e çmimeve.

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka postuar foto nga protesta ku shihet së bashku me deputeten Erisa Xhixho dhe sekretari i Përgjithshëm i LSI Endrit Braimllari.

Ai shkruan se Shqipëria nuk ëshë e varfër, por e vjedhur.

“Nuk jemi te varfer, por jemi te vjedhur nga qeveria e Edi Rames.

Ndaj cmimi i karburantit ketu eshte tmerr, ndersa ne Maqedoni e Kosove eshte i ulet se nuk kane qeveri qe i grabit”shkruan Vasili në postimin e tij.

Zjarr Tv Ad