Matura shtetërore, Evis Kushi i përgjigjet Ina Zhupës: Pyetjet do hartohen me siguri të lartë, më 15 korrik nxënësit marrin diplomën në dorë

0
41
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja demokrate Ina Zhupa ka zhvilluar një interpelancë me ministren e Arsimit Evis Kushi në lidhje me procesin e hartimit të tezës së maturës shtetërore.
Ajo u shpreh se ministrja ka bërë me vetëm dy takime vitin e kaluar në maturantët, njëri prej të cilëve ka qenë online dhe i përgjithshëm.

“Duhet marrë parasysh si do të harmonizohet problemi që lidhet me mësimin online dhe mësimin fizik në provimin e maturës. Ju zonja ministri mund të na thoni nëse keni bërë teste pilote. Mos ta lini si të vetmin test që ata i penalizon. Rezultatet e testeve mund t’i fusni për të hartuar tezën finale të maturës shtetërore.

Kam vënë re dhe kam kërkuar me ngulm me të gjitha mundësitë e mia për të parë se kush ishte mekanizmi që ju keni përdorur për të informuar në lidhje me maturën shtetërore. Mjafton të kujtoj që për sivjet janë bërë vetëm dy konsulta. Një me 15 vetë në qershor 2021 dhe një online me parlamentin e nxënësve që nuk ishte vetëm matura tema kryesore. Këto janë dy takimet që ka bërë ministrja. Nuk ka prind sot që nuk ka dilema. Tezat e provimeve bien shpesh ndesh me kurrikulën dhe programin bazë për të cilën maturantët janë përgatitur”, deklaroi Ina Zhupa.

Në përgjigjen e saj ministrja e Evis Kushi deklaroi se është bërë një analizë në nivel kombëtar duke kujtuar se pavarësishtr ndërprerjes së mësimit fizik për shkak të pandemisë, maturantët kanë qenë ajo kategori që ka vazhduar të ndjekë mësimin nga shkolla.

“Edhe unë njësoj si ju mendoj që nuk duhet të kujtohemi pas provimeve të maturës por duhet të bëjmë takime për të bërë analiza. Që jo vetëm ne por edhe institucionet arsimore duhet të identifikojnë problematikat dhe të reflektojnë për masat në lidhje me këto probleme. Analiza që ne bëmë në nivel kombëtar u pasua nga analizat në çdo zyrrë arsimore por edhe për çdo lëndë.

Në mënyrë që eshte mësuesit të marrin masat e duhura që të reflektojnë problematikat e caktuara nga viti i kaluar. Janë aplikuar alternativat e mësimit të kombinuar. Jemi përpjekur t’i qëndrojmë sa më pranë maturantëve. Ne për maturantët shkollën nuk e kemi mbyllur asnjë moment. Morëm masa që mësimi të zhvillohet me prezencë fizike. Për herë të parë vitin kaluar u zhvilluan trajnime me mësuesit e letërsisë dhe matematikës. Përgatitëm teste”, u shpreh Kushi.

Ndalur tek pretendimet e maturantëve të viteve të kaluara për pyetje pa kuptim në tezat e tyre, Kushi u shpreh se janë marrë masa që hartimi i testit të këtij viti të bëhet në kushte të larta sigurie duke kaluar disa hallka kontrolli.

Ministrja deklaroi se do të merren masa për korrigjimin e shpejtë të provimeve veçanërisht për maturantët që duan të studiojnë jashtë vendit.

“Kemi vendosur që hartimi i pyetjeve të bëhet në kushte të larta sigurie. Përzgjedhja e testit përfundimtar do bëhet me metodën e Koepsit. Mësuesit do jenë të zgjedhjur në një proces transparent. Proceci i hartimit të testeve do të mbikëqyret nga Ministria e Arsimit.

Edhe vlerësimi i testeve do bëhet jo vetëm me cilësi të lartë por edhe në një kohë të shkurtër. Kemi vendosur dy data si afat. Brenda datës 5 korrik do i kenë diplomat në dorë maturantët që duan të studiojnë jashtë vendit. Ndërsa më 15 korrik është afati i fundit për të gjithë maturantët”, tha ajo.

Zjarr Tv Ad