Albin Kurti thirrje qytetarëve: Kush ka marrë miell me shumicë, ta kthejë në furrat e bukës!

0
40
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Albin Kurti ka qetësuar qytetarët e Kosovës se ka mjaftueshëm rezerva gruri dhe se nuk ka vend për panik.

Gjatë një deklarate për shtyp Kurti iu bëri thirrje atyre qytetarëve të cilët kanë blerë miell me shumicë, duhet ta kthejnë atë në furrë për pjesën tjetër të qytetarëve që mund të kenë nevojë.

“Ka rezerva e rrjedhimisht nuk ka vend për panik. I ftoj qytetarët që të ndjehen të sigurt siç është edhe situata në vendin tonë.

Unë i takova përfaqësuesit te Shoqatës së Mullistëve e më siguruan se në Kosovë edhe për dy muaj ka grurë që ende nuk është bluar e në muajin e kaluar kanë bluar grurë për tre muaj.

Pra ka grurë 3 muaj plus dy muaj. Qytetarët që kanë blerë më shumë se që ju nevojitet ta çojnë miellin në furrë”, u shpreh Kurti.

Zjarr Tv Ad