A do japë dorëheqjen nga funksionet e tij brenda partisë? Sekretari i Përgjithshëm i PD: Reflektimi e analiza duhet të jenë të plota. Nuk ka të pazëvendësueshëm

0
36
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi u pyet nëse do japë dorëheqjen nga funksionet e tij brenda partisë pas humbjes në zgjedhjet e 6 marsit.

Në një prononcim për mediat jashtë Kuvendit, Bardhi tha se nuk është modeli i tij në politikë që ka të pazëvendësueshëm.

“Kjo është gjëja më e thjeshtë për mua. Nuk është çështje karrigesh por përgjegjësie në raport me të ardhmen e Partisë Demokratike. Gazment Bardhi nuk ka lindur në një pozicion të caktuar për të qëndruar gjithë jetën. Nuk mendoj e nuk besoj që secili prej nesh nuk ka përgjegjësi në situatën në të cilën ndodhet PD por askush s’mund të mendoj që duke ikur i ikën përgjegjësive”, theksoi Bardhi.

Pyetje: Për herët të parë Basha pranoi humbjen a jeni i gatshëm të jepni dorëheqjen nëse është e nevojshme si pjese e pergjegjesise?

Gazment Bardhi: Nuk mendoj e nuk besoj që secili prej nesh nuk ka përgjegjësi në situatën në të cilën ndodhet PD por askush s’mund të mendoj që duke ikur i ikën përgjegjësive.

Ndaj reflektimi e analiza duhet të jetë i plotë i mirëmenduar brenda institucioneve të PD është gjëja më e thjeshtë për secilin që të themi po i ikim përgjegjësisë por demokratët kanë nevojë për përgegjësi të marra nga ato që i kanë dhënë besim e përgjegjshmëri në vendimmarrje.

S’mund ta trajtosh PD si një institucion që në ditë të mira qëndron aty e në ditë të vështira braktis PD ky nuk është modeli im në politikë.

Modeli im nuk ka qenë kurrë që ka njerëz të pazëvendësueshëm në secilin prej institucioneve nuk mund ta thjeshtëzosh në dy emra apo tre karrige kjo është ti ikësh përgjegjësisë e ti braktisësh demokratët e mos mendosh për të ardhmen e PD. Secili demokrat do duhet të reflektojë thellë që gjendja në PD nuk ndihmon demokratët e do duhet të gjejmë një zgjedhje në dobi të demokratëve.

Pyetje: Cfarë reflektimi prisni, sa % e anëtarëve ju mbështesin?

Gazment Bardhi: Po ka një problem prej disa muajsh në PD që ka shfokusuar gjithë vëmendjen që do duhet te kishte partia më e madhe e opozitës në raport me interesin publik gjithë këtë periudhë problemi është shtuar dhe është trajtuar por as ka përfunduar as është zgjidhur në këtë kuadër ka nevojë për reflektim e analiza për një qëndrim që i shërben vetëm demokratëve dhe PD

Zjarr Tv Ad