Këlliçi akuza Bashës: Mashtroi deputetët duke keqpërdorur Ambasadën Amerikane

0
48
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i PD, Belind Këlliçi, ka hedhur akuza të forta ndaj Lulzim Bashës, duke thënë se ky i fundit,  ka mashtruar deputetët në emër të Ambasadës Amerikane. Në një intervistë për Ora News, Këlliçi shprehet se Basha u ka bërë presion deputetëve, duke i gënjyer dhe duke u dhënë sondazhe false, ndërsa shton se pre e këtij mashtrimi ka rënë edhe vetë.

Belind Këllliçi: Rruga e bashkimit nis duke larguar humbësin serial, i cili njëlloj si Edi Rama që thotë nuk kam rritur çmimet, thotë që nuk kam humbur asnjë betejë elektorale, ndërkohë që ka humbur 6 palë zgjedhje. Duke hedhur në koshin  e mbeturinave të historisë një model të shitjes së opozitës, të mashtrimit të deputetëve në emër të Ambasadës Amerikane,dhe të presionit të deputetëve duke i gënjyer duke u dhënë të dhëna false, sondazhe false, jo vetëm atyre por edhe komunitetit ndërkombëtar. Kjo ka ndodhur gjatë gjithë kohës, jam gënjyer sistematike, deri sa vendosaa që të mos jem pjesë e asaj farse.

Ai tha se faktorët politik në PD duhet të bashkohen, në mënyrë që të vendosin për rrugëtimin që do ndjekë forca e tyre politike. Këlliçi theksoi se nëse PD do futet e përçarë në zgjedhjet lokale vitin tjetër do humbasë.

Belind Këlliçi: Më duket absurde që të vendosësh një shenjë barazie mes Lulzim Bashës që është një fraksion i pallogaritshëm  në opozitë dhe Sali Berishës, që pa parti, pas seli, pa logo, pa vulë sot ka 2/3 e kampit opozitar. E rëndësishme në gjykimin tim është të bëhet një garë e rregullt dhe të vendos vota e lirë. Do doja që me largimin e Bashës të mblidhen të gjithë faktorët politikë të PD për të vendosur një rrugëtim politik të kësaj force politike. Nëse jemi në këtë gjendje, s’do fitojmë kundër Ramës.

Zjarr Tv Ad