Rritja e çmimeve/ Studentët në protestë: S’vijmë në Shkodër për të blerë cigare, por për t’u arsimuar. Luks është të lëvizësh me Range Rover e të japësh këshilla. Cili deputet shkon me biçikletë në Kuvend?

0
50
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në qytetin e Shkodrës, studentët janë ngritur këtë të enjte në protestë kundër rritjes së çmimeve. Të rinjtë thanë se në pamundësi për t’u bashkuar protestave në Tiranë, si ajo e ditës së mërkurë, kanë ftuar të gjithë studentët për t’u bashkuar në tubim përtej politikës, por për atë që ndikon drejtpërdrejt në xhepat e tyre dhe të familjeve të tyre.

Një nga studentët tha se për të shkuar në fakultetin në Shkodër, të rinjtë nga rrethinat e qarkut duhet të paguajnë tashmë më shumë për shkak të cmimeve të rritura të karburanteve.

“Dje është zhvilluar një protestë për rritjen e e cmimeve ne jemi sot në emër të studentëve që vijnë nga Vau i Dejës Bushatit Koplikut që vijnë në fakultetin e Shkodrës rritja ka impakt të drejtpërdrejtë.

Nëse dje është nis me 2 mijë lek biletën sot duhet me pagu 3 mijë lekë nëse një i ri nga Dukagjini vajtje ardhje te familja e vet për me ardh në Shkodër për cdo punë ka pagu 20 mijë lekë të vjetra sot paguan 30 e flitet që shkon dhe 40 mijë lekë.

Ne jemi të vetëdijsjhem që një familje që trajtohet me një ndihmë ekonomike është e barasvlefshme me një biletë vajtje ardhje të një individi në Dukagjin.

Sot në pamundësi për të shkuar në Tiranë dhe për të ardhur pasdite me protestën që bëhet në Tiranë se studentët janë nga qytete nga rrethina morëm iniciativë për të dhënë mesazh gjithë studentëve që ky është vetëm fillimi, se ne nuk vijmë në Shkodër për me ble bukë në këmbëe as me ble cigare në këmbë por vijmë në Shkodër për t’u arsimuar e për të marrë dije. Kjo është përtej politikës.

Nëse qeveria thotë luftë atëherë në luftë politikanët nuk mund të largohen në Dubai duhet ta menaxhosh luftën se cmimi i naftës në Shqipëri është më i lartë se në Ukrainë sot ne e dime se zyrtarisht është Ukraina në luftë nuk është Shqipëria.

Cmimi i naftës nuk është për luftë, ne udhëtojmë me makina pasagjerësh. Gjithcka e lidhur me cmimin e naftës nuk është luks, luks është të shëtisësh me makina luksoze me Range Rover e të japësh këshilla qytetarëve. Cili prej politikanëve shqiptarë shkon në Parlament me bicikletë, cili deputet nga Shkodra apo Vlora shkon në këmbë në par,amet e kush përdor autobus? Ata në realitet nuk e dinë se nuk i prek kjo gjë, për ushqime për telefonat për makinat marrin pare po ne? Po prindërit tanë?”, tha një i ri protestues.

Zjarr Tv Ad