“Vajti 3 mijë lekë nafta, turp i botës, çfarë po bëjnë? Tallen me popullin”- Protesta dhe në Vlorë, qytetarët bllokojnë rrugën: Ndërgjegjësohuni, rritja e çmimeve e papërballueshme

0
40
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Protesta qytetare kundër rritjes së çmimeve ka pasur këtë të enjte paradite edhe në qytetin e Vlorës.

Disa qytetarë, kanë protestuar për disa 10 minuta në bulevardin kryesor të qytetit në zonen e Skelës duke bllokuar edhe qarkullimin e mjeteve.

Ata kërkojnë ndërgjegjësim të qytetarëve për të dalë në protestë dhe zgjidhje të situatës nga qeveria.

“E papërballueshme. Ne kërkojmë ndërgjegjësimin e qytetarëve pastaj të gjithëve, kjo nuk është protestë kundër qeverisë por kërkojmë ndalim e rritjes abuzive të të gjitha cmimeve nga karburanti nga mielli nga ushqimet buka”, tha nje protestues.

Lidhur me bllokimin e rruges ata thane:

“Kjo s’është mbyllje bulevardi është thirrje për ndërgjegjësim qytetarëve të Vlorës e gjithë Shqipërisë”.

Ndërkohë për këtë protestë ka ndërhyrë edhe policia që u ka kërkuar të mos bllokojnë rrugën dhe qarkullimin e automjeteve.

“Ne nuk po na dëgjon njeri këtu”.

“U dëgjojnë e u shikojnë të gjithë, jo në rrugë”, thotë polici.

“Qytetarët të vijojnë lëvizjen afrohuni në trotuar ju dëgjoj por ko në këtë mënyrë”, iu tha efektivi.

“Janë rritur të gjitha nga buka karburanti është turp i botës që po tallen me këtë popull. Vlora është e majtë e ndaj nuk dalin këtu por nuk ka të majtë e të djathtë kjo është goditje për të gjithë është turp duhet të ngrihemi të gjithë.

Të bllokohet rruga e të dalin mos lëvizin me makina vajti 3 mijë lekë nafta turp cfarë po bëjnë pse nuk po zgjidhet?”, tha nje tjeter qytetar.

Zjarr Tv Ad