Basha ka ngelur vetëm’/ Arben Ristani: Grupi i Rithemelimit do të rikthehet në selinë e PD

0
55
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-sekretari i përgjithshëm i PD Arben Ristani deklaroi se Kuvendi Kombëtar do të mblidhet për t’i hapur rrugë zgjedhjes së kryetarit të PD sipas parimit “një anëtar një votë”, ndonëse mund të ketë një shtyrje sa i takon datës.

I ftuar në MCN Tv, ai foli edhe mbi deputetët që i kanë dalë kundër Bashës. Sa më koherent dhe i vërtetë politikani aq më i besueshëm te elektorati. Ka prej tyre që s’janë politikanë, që ishin rastësisht, që s’marrin veshë nga politika dhe e kanë mbrojtur prej marrëdhënies së tyre.

Ka prej tyre me amplitudë të fortë, Gjekmarkaj p.sh çështjen e ka me besueshmërinë te elektorati, sa do besohet një njeri që do kalojë nga ekstremi në ekstrem. Basha është identifikuar si njeri që s’ka besueshmëri as te njerëzit që i mori vetë, dhe ka ngelur vetëm”, tha Ristani.

I pyetur mbi mundësinë e një mocioni mosbesimi ndaj Bashës, Ristani u shpreh për një rikonfigurim të grupit parlamentar demokrat. Në dijeninë time ka ura komunikimi dhe do të vazhdojë të ketë. Unë do ta përkrahja një ide të mbledhjes së grupit parlamentar dhe një rikonfigurimi të grupit, duke ndryshuar edhe drejtuesit”.

Ristani theksoi rëndësinë që gjykata të shprehet në lidhje me vendimet e marra nga Kuvendi i 11 dhjetorit, duke shtuar se janë kaluar afatet ligjore. Ai tha se Grupi i Rithemelimit do të rikthehet sërish në selinë blu.

Zjarr Tv Ad