“Vetëm një person me çrregullime mendore mund ta bëjë këtë”, Këlliçi: Basha duhet të japë dorëheqjen, po shkon në kufijtë e një absurdi psiqik dhe logjik

0
32
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti demokrat, Belind Këlliçi ka dhënë një intervistë për Fax News, ku ka folur lidhur me rezultatin e nxjerrë pas zgjedhjeve të pjesshme lokale të 6 marsit, ku koalicioni “Shtëpia e Lirisë” doli forcë e dytë duke nxjerrë PD-në në vendin e tretë.

Këlliçi tha se ky rezultat tregonte qartë epërsinë që Berisha ka ndaj Bashës dhe faktin që ky i fundit nuk duhej të ishte më në krye të PD-së. Këlliçi tha se Basha duhej të jepte dorëhqejen për të mirën e tij edhe për karrierën e tij politike sepse sipas tij, kjo lloj rezistencë po shkonte në kufijtë e një absurdi logjik dhe psiqik.

Këlliçi: Do të analizojmë atë rezultat të marrë nga data 6 mars që për ne nuk është tej mase i kënaqshëm. Fraksioni i Bashës është i pallogaritshëm dhe ato 13% të votave që janë marrë në këto zgjedhje, do të ishin 0.3% nëse do të bëhej fjalë për të garuar vetë Basha sepse ato pak vota i kanë marrë për shkak të kandidatëve për kryetarë bashkie.

Me rëndësi është që qytetarët arritën të kuptojnë se kush është opozita dhe ju e keni se kemi mbi një muaj pa logo dhe pa vulë dhe kemi thënë se nuk janë vetëm këto që të bëjnë kryetar të një partie nëse nuk ke mbështetjen e elektoratit. Koalicioni “Shtëpia e Lirisë” ia doli të merrte 31% të votave dhe Sali Berisha në mënyrë të padiskutueshme të rikonfirmojë epërsinë e tij personale ndaj Lulzim Bashës edhe pse tashmë dihej.

Pyetje: 18 deputetë i kërkuan Bashës dorëheqjen por ky i fundit, vazhdon të rezistojë dhe të mbajë postin e kryetarit të PD. Si e shikoni këtë rezistencë të tij?

Këlliçi: Qëndrimi i tij duket në kufijtë e një absurdi logjik dhe psiqik. Të humbësh në 6 palë zgjedhje rrjesht dhe të dalësh e të thuash që nuk kam humbur asnjë garë në jetën tim, këtë vetëm një person me çrregullime të forta mendore mund ta bëjë. Basha duhet të kuptojë që për të mirën e tij, për karrierën e tij, për historikun e tij në politikë largimi i tij një sekondë e më parë nga uzurpimi që i ka bërë PD-së do të ishte e vetmja mënyrë shpëtimi për aq pak persona sa i kanë mbetur. Ai e di vetë realitetin por siç duket ai ka si qëllim vetëm të shkatërrojë PD-në. Nuk e kuptoj çfarë arsye logjike mund të ketë që një person të këmbëngulë të rrijë si kryetar partie kur nuk e do as anëtarësia.

Zjarr Tv Ad