Agron Shehaj: Basha të largohet, ka humbur shumicën brenda partisë

0
36
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti demokrat Agron Shehaj deklaroi sot kreu i PD Lulzim Basha nuk ka më shumicën brenda partisë dhe për këtë arsye duhet të largohet, duke respektuar vullnetin e shumicës.

Në një deklaratë për mediet, Shehaj iu bëri thirrje të gjthë demokratëve që të bashkohen dhe të mos lejonë përçarjen mes tyre.

“Duhet t’i japë mundësinë demokratëve që të bashkohen. I bëj thirrje gjithë kolegëve të mi deputetë dhe gjithë demokratëve që të respektojnë vullnetin e shumicës dhe të bashkohemi për të shmangur përçarjen. Demokracia funksionon nëpërmjet votës dhe nëpërmjet respektit të vullnetit të shumicës. Shumica tregoi që nuk është më Bashën dhe Basha duhet të largohet për këtë arsye”, u shpreh Shehaj.

Zjarr Tv Ad