“PD arriti të kthehej në një opozitë model”/ Godole: 6 marsi, kurth politik! E nevojshme një analizë e thellë. Ja pse futja në zgjedhje ishte me risk

0
82
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Jonila Godole, drejtoreshë e Institutit për Demokraci, Media dhe Kulturë e ka konsideruar një nder të madh dekorimin nga Presidenti Federal gjerman me “Kryqin Federal të Meritës”. E ftuar në rubrikën “Opinion në News24 Godole foli edhe për zhvillimet e fundit dhe situatën në Partinë Demokratike.

Ajo shprehu nevojën për një analizë të thellë të asaj çfarë ndodhi dhe më pas të kalohet në veprime dhe secili të mbajë përgjegjësitë e tij. Godole tha se ky nuk ishte momenti i dukur që PD të hyntë në zgjedhje pas asaj që nisi me 9 shtator. Ajo shtoi se i vjen keq që 6 marsi po zbeh atë çfarë opozita tregoi me Komisionin e Inceneratorëve, një opozitë model.

Dekorimi me “Kryqin Federal të Meritës”

Ishte dekorim nga presidenti Federal gjerman. Kryqi i Meritës u jepet atyre që me punën e tyre honorifike, në fushën e medias, shkëmbimit kulturor dhe kontributin tim në zbardhjen e të kaluarës. Kjo është hera e dytë që unë marr një çmim dhe dekorohem. Ti vlerësohesh më shumë jashtë dhe jo në vendin tënd. Jam ndër ata pak persona që vazhdoj t’i bëj ata njerëz të hapin sytë dhe veshët pasi i shoh problematikat e të tashmes të lidhura me të kaluarës.

Peticioni për ‘Ditët e Kujtesës’

Fokusi im është ndërgjegjësimi i brezit të ri, të mësojnë diçka nga historia për ato 45 vjet. Ndaj edhe një nga pikat e peticionit është rishikimi i kurrikulave që nuk ka qenë asnjëherë prioritet. Peticioni ka edur mirë, por vëmendja është te lufta. Ballafaqimi me komunizmin është mëse e nevojshme. Kemi sot një ish-stalinist që hap luftë. Peticioni është më aktual me luftën në Ukrainë. Ne do të shkojmë në Parlament dhe jam e sigurtë që do të gjenden disa deputetë që do ta mbështesin dhe do të bëjnë një diskutim serioz.

Edhe pse ky peticion është mbështetur nga opozita, ky nuk është peticion vetëm për ta por për të gjithë e sidomos të rinjtë. Për fat të keq debati politik e ka zhvendosur pak.

6 marsi

Mendoj që në një demokraci çdo dorëheqje është një akt i lartë dhe duhet respektuar. Si erdhën, çfarë ishin nëse do të ishin anashkaluar këto zgjedhje të shmangeshin do ishte më mirë. Duke qenë se PD ka nisur një proces për hapje të paktën nga shtatori. PD duhej të merrte veten, kuvendi, 8 janari. Nuk ishte momenti i duhur që PD të hynte në zgjedhje, nuk kishte hapje, analizë dhe punë në terren. Ishte një kurth por mbase u gjykua që duhej të futej pas bojkotit. Futja e PD në këtë moment me këtë konflikt të brendshëm ende pa reflektuar ka qenë me risk. Nuk është e lehtë ajo ë i ka ndodhur PD-së nga shtatori. Unë kam pritur që të kishim një mbledhje të Kryesisë, do kisha dashur ta thoja brenda forcës politike. Unë jam për një analizë të thellë për atë çfarë ka ndodh dhe ngritjen e një komisioni që të merret me një analizë të këtyre zgjedhjeve. Çdo gjë ishte e pritshme, PS me të 2 ministra në burg, me inceneratorët të mos penalizohet dhe të marrë më shumë vota do analizë, Çfarë ndodhi. Kjo analizë këdo që do të nxjerrë përgjegjës në varësi të rezultateve vijnë hapat e tjerë. A ishin kandidatët e duhur, si ndikoi konflikti i brendshëm, çfarë mund të kishim bërë për ta evituar, a kishte bashkëpunim Foltore LSI qeveri. Do të ishte skandaloze që demokratët të vendoseshin në siglën e PPSH. Unë dua transparencë.

Nuk jam e sigurt në ka fituar në Shkodër Berisha, mbase ka pasur shumë faktorë prandaj duhet analizë. PD arriti të kthehej në një opozitë model me Komisionin e Inceneratorëve dhe pamë një opozitë serioze dhe ndodhi kjo e 6 marsit dhe kjo u zhduk dhe më vjen keq.

Zjarr Tv Ad