Bëri manovra të rrezikshme me makinë në sheshin “Skënderbej”, dënohet me 2 vite burg Arben Mema

0
44
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 2 vite burg dhe 2 vite heqje te patentës, 33-vjeçarin Arben Mema, i cili në 25 Prill të 2021, bëri manovra të rrezikshme me makinë në sheshin “Skënderbej”.

Pasi u ndalua nga Policia, rezultoi se Mema ishte një person me precedent penal. Gjatë kontrollit në mjet, atij iu gjet edhe një sasi lënde narkotike dhe dyshohet se gjithçka ndodhi nën efektin e narkotikëve dhe të alkoolit.

Ai tha para gjykatës se veprimi i tij nuk ishte i qëllimshëm dhe se i kishte dalë makina nga kontrolli.

Zjarr Tv Ad