Florian Binaj: Protesta e parë dha efekt, e kthyem dhe Ramën nga Dubai

0
55
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Aktori Florian Binaj ka marrë pjesë sërish sot në protestën që po mbahetpara Kryeministrisë kundër rritjes së çmimeve dhe karburanteve.

Ai u shpreh se me protestën e një dite më parë u ndje ndryshimi, pasi “nafta pësoi një ulje të lehtë” dhe kryeministri Edi Rama u kthye nga Dubai.

“Faleminderit të gjithëve. Aq sa ishim mbrëmë i bëmë dy gjëra, u ul 2 qind lekë nafta, e u kthye edhe ai nga Dubai. Sot që flasim ka protesta në çdo qytet. Nafta është mjet jetese, nuk është luks.

Ata kanë 30 vite që janë në politikë. Kemi 30 vite që i durojmë. Kur kryeministri i sotshëm ka ardhur në pushtet kam qen 11 vjeç, këtij i mbaron mandati kur të jem 40 vjeç. Ka edhe disa të tjerë që kur ka qenë babai i Bushit në pushtet. Nuk duhet të rreshtim sepse për 30 vite nuk kanë menduar asnjëherë për ne. Duhet të mendojmë ne për njëri-tjetrin”, u shpreh Binaj.

Zjarr Tv Ad