Rama paralajmëron, ja kush janë zyrtarët e lartë që do të marrin ‘frenat’ në dorë

0
131
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi sot furnizuesit e naftës se ata nuk do të mund të vendosin më për çmimin.Qeveria do të dalë me një akt normativ që t’i japë mudësinë asaj për të ndëhyrë në këtë çështje.

Për çmimin e naftës tashmë do të vendosë një bord, ku do të ketë edhe përfaqësues nga Qeveria.

“Pjesë e bordit do të jenë, përfaqësuesit e qeverisë, ministrja Belinda Balluku, ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, drejtori i drejtorisë së Tatimeve, Enton Duro, drejtori i drejtorisë së Doganave, Gent Gazheli si dhe kryetari i Autoritetit të Konkurencës, Denar Biba, që do të jenë në një tryezë me 5 përfaqësuesit tuaj. Do të përcaktojnë çmimet, dhe nuk do të ketë asnjë çmim të përcaktuar që nuk e ka miratuar bordi dhe kush vendos një çmim më të lartë do të humbisni pikën e karburantit.’, tha sot Rama.

Dhe kush nuk do ta respektojë vendimin e bordit do të humbë pikën e furnizimit.

Zjarr Tv Ad