Dita e tretë e protestës/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë, kërkojnë uljen e çmimeve

0
39
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ashtu siç ishte paralajmëruar qytetarët janë mbledhur sërish në protestë para Kryeministrisë. Në ditën e tretë të kësaj protestë kërkesat janë po të njëjtat, ulja e çmimit të karburantit, por edhe të produkteve të tjera.

Qytetarët me pankarta në duar i bëjnë thirrje edhe qytetarëve të tjerë që të mos rrinë në kafe, por të dalin të protestojnë.

Kujtojmë që protesta u zhvilluan edhe gjatë paradites së sotme. Protesta nisi nga studentët e Universitetit Bujqësor, të cilët zhvilluan edhe një marshim në këmbë.

Ndërsa në qytetin e Korçës protestuesit u përplasën me forcat e policisë.

Zjarr Tv Ad