Balliu shfaqet me leukoplast në ballë, gazetari e vë në siklet: Nuk e hëngre te Unaza, e ha në qendër

0
715
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-deputeti Klevis Balliu ka deklaruar se në Komisionin e Rithemelimit është i mirëpritur çdo deputet, por ka vetëm një kusht, që është vota e lirë.

Sipas argumentit të tij, kryetari i ri i PD duhet të zgjidhet nga vota e lirë dhe jo nga dakordësia e 2 apo 3 personave. Në një moment gazetari Ylli Rakipi e pyeti  me nota humori Balliun nëse ka qenë në demostratë, pas ky i fundit u shfaq me ballin e fashuar në studion e emisionit “Të paekspozuarit” .

Balliu: Komisioni i Rithemelimit po vazhdon të merret me pjesën organizative të ndjekur cka vendosi kuvendi i 11 dhjetorit. 6 marsi vërtetoi se statuti dhe vendimet e atij kuvendi ishin të qarta, të ligjshme. 6 Marsi vëretetoi se ata që ishin në 11 dhjetor ishin delegatë.

Rakipi: Mos ke qenë në demostratë ti sot?

Balliu: Jo jo.

Rakipi: Nuk e hëngre te Unaza, e ha këtu në qendër!

Rakipi: Mori një vendim Komisioni i Rithemelit?

Balliu: Askujt nuk i takon të vlerësojë kontributin e dikujt tjetër.Çdo deputet është i mirëpritur që t’i bashkohet nismës së ndërrmarrë. Por ne kemi vetëm një kusht, ai kusht është vota, vota për zgjedhur kryetarin e ri të  PD, duhet ta zgjedhë anëtarësia me votë, jo të bien dakord 2 ose 3 veta.

Zjarr Tv Ad