Kreu i shoqatës së fermerëve publikon 5 kërkesat: Ministrja e Bujqësisë nuk jeton me situatën e blegtorëve

0
60
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Shoqatës për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Prodhuesit, Ervin Resuli ka reaguar sërish sot për situatën në të cilën ndodhen fermerët shqiptarë.

Përmes një postimi në Facebook, ai shkruan se ministrja e Bujqësisë nuk e ka mendjen tek vështirësitë e tyre, ndërsa shton se fermerët duhet ta marrin përsipër situatën në të cilën ndodhen.

Më poshtë ai ka renditur disa nga kërkesat e fermerëve dhe i bën thirrje qeverisë për të krijuar kushte të favorshme për fermerët e blegtorët.

Postimi i plotë i Ervin Resulit:

Ministrja e Bujqësisë se ka mendjen tek fermerët dhe nuk jeton me situatën !

Fermeret/Blegtoret duhet ta marrin vet situaten ne dore

Kërkesat e fermerëve/blegetorve janë këto:

  1. Vendosja e një çmimi fiks për naften e fermerve në vlerën 1 EURO/LITRI , si rajoni.
  2. Te vendoset tavan për çmimet e inputeve bujqësore.
  3. Riformulimi i skemës mbështetëse. Heqja të gjithë skemave që nuk shkojnë drejtpërdrejt tek fermeri.
  4. Dyfishimi i financimit të skemës mbështetëse si Kosova dhe rajoni.
  5. Heqja e dyshemesë dhe tavanit për skemat mbështetese( nr. krereve, sip. e mbjella)

Krijoni kushte qe fermert te prodhojne dhe konsumatoreve mos tu mungoje ushqimet baze.

Zjarr Tv Ad