“Rama flet për krizë dhe ia fut në Dubai”, Manjani: Kryeministri nuk i di çmimet se nuk shkon të blejë bukë, as karburant se s’ka ngarë kurrë makinë

0
58
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani u shpreh se kryeministri Edi Rama është i pabesueshëm, sepse flet për krizë dhe luftë e vetë shkon në Dubai.

Sipas tij, çmimi i naftës në botë nuk është i lartë, madje është ulët dhe nevoja e qeverisë për të ndërhyrë te spekulimet është e domosdoshme.

Manjani: Rama është i pabesueshëm, sepse flet për krizë dhe luftë e vetë shkon në Dubai, u thotë njerëzve që të ecën në këmbë dhe ka një makinë që nuk dihet sa kushton. Në vitet e fundit Rama në krye të qeverisë ka nxjerrë akte normative ku i ka ndëshkuar njerëzit për një maskë dhe dalje pa leje. Ndërsa tani nuk bën dot një akt për të lehtësuar situatën. Nuk ka nevojë për konsultim këtë herë. Çmimi i naftës në botë nuk është i lartë, madje është ulët dhe nevoja e qeverisë për të ndërhyrë te spekulimet është e domosdoshme.

Ai u shpreh në një intervistë në “Ora News” se Rama shprehej si ishte një dashnor i tregut të lirë, ndërsa tani pas 24 orësh nuk qenka më tregu, por qenka bordi, duke shtuar se kryeministri nuk I di çmimet se nuk shkon vetë të blejë bukë ose karburant.

Zjarr Tv Ad