Ervin Salianji sulmon Bashën: Është pengesë dhe barrë për Partinë Demokratike! Nuk ngjall as shpresë dhe as besim te demokratët

0
55
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dpeuteti demokrat Ervin Salianji ka sulmuar kryedemokratin Basha, duke e cilësuar si një pengesë dhe barrë për Partinë Demokratike, që nuk ngjall as besim dhe as shpresë.

Ai u shpreh në “Zonë e Lirë” se Basha duhet të japë dorëheqjen dhe të krijojë mundësi për zgjedhke në PD, teksa shtoi se edhe Sali Berisha duhet të bëjë një hap pas.

“Lulzim Basha është pengesë dhe barrë për Partinë Demokratike. Pengesa që PD të shkojë te votuesit është Lulzim Basha. Ai si figurë politike për të drejtuar PD-në nuk ngjall as shpresë dhe as besim. Ne kemi një situatë ku gjysma e votuesve të opozitës nuk kanë dalë të votojnë fare, as neve dhe as Shtëpinë e Lirisë. Unë mendoj se Lulzim Basha duhet të japë dorëheqjen, që të krijohet mudnësia për zgjedhje. Të bëjmë të gjithë një hap pas, i takon Bashës të parit, por edhe Sali Berishës”, tha Salianji.

Zjarr Tv Ad