Myslim Murrizi mbështet protestën e qytetarëve: Shpresoj që asnjë nga 4 brinjët e Katrorit të Bermudës politike të mos fusë hundët

0
66
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-deputeti Myslim Murrizi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka mbështetur protestën e qytetarëve për rritjen e çmimit të naftës dhe produkteve të tjera.

Ai thotë se shpreson që asnjë nga katër brinjët e Katrorit të Bermudës (Rama, Berisha, Meta, Basha) të mos ndërhyjë në këtë protestë, pasi në rast se ndodh kjo, atëherë protesta do të shuhet pa lënë gjurmë.

Murrizi akuzon edhe kompaninë naftë-nxjerrëse BANKERS, për të cilën thotë se ka vjedhur miliona euro duke mos paguar asjë lekë për tatim-fitimin.

Postimi i plotë:

Inkurajoj dhe mbeshtes protesten e Qytetareve kunder rritjes se çmimit te karburanteve

Shpresoj qe asnje ,nga kater brinjet e katrorit te bermudes politike ,te mos fus hundet ne kete proteste, ndryshe do shuhet pa lene gjurme dhe pa arritur asgje

Shqiperia nxjer rreth 1.5 milion ton nafte bruto ne vit, nga te cilat 1.2 milion ton nafte i nxjer dhe i eksporton kompania Kineze qe na u maskua si Kanadeze por ne fakt eshte e hajduteve Albaneze BANKERS PETROL

Prej vitit 2005 kjo kompani ku kane vjedhur miliona euro te gjitha qeverite dhe qeveritaret, nuk paguan asnje kokerr leku tatim fitimi

Pra ka 17 vjet qe del me “ humbje”

Ligji per sha ose shpk thote qe nese del 3 vjet rresht me humbje atehere shoqeria shpall falimentin

Si ka mundesi qe kjo kompani ka 17 vjet qe punon me “ humbje”????

As shoqerite bamirese nuk kane mundesi te punojne 17 vjet pa fituar asgje

Nga eksportet ne dogane kompania BANKERSI PETROL eksporton rreth 350-400 milion dollare nafte bruto ne vit dhe perseri del me “ humbje”

Nga ekspertet llogaritet qe koefiçenti i perpunimit nga nafte bruto ne nafte, benzine eshte rreth 40%

Pra nese 1.5 milion ton nafte bruto qe del dhe vidhet çdo vit nga nentoka jone, do te mundesohej te perpunohej ne ish rafineeine e Ballshit qe ne menyre te qellimeshme e shiten per skrap duke qene ne gjendje pune, do te prodhoheshin minimalisht 600 mij ton nafte dhe benzine ne vit

Sot Shqiperia ka nevoj per konsum rreth 700 mij ton nafte dhe benzine ne vit

Pra me pasurine tone ne mbulojme rreth 90% te kerkesave qe ka nevoj Shqiperia

Por babezia e pisave ,qe prej 31 vitesh votohen ne shumice derrmuese nga ne si qytetare ,dhe ndiqen nga pas nga Ju te nderuar qe prej 3 ditesh me te drejte keni dale ne proteste, ka sjell monopolin e 2-3 duarve qe kontrollojne tregun e karburantit ne te gjithe vendin

Kompania BANKERS eshte gjobitur nga DOGANA me 100 milion euro( shihni proçesverbalin e gjobes)

Por nuk ka paguar asnje lek sepse eshte pezulluar ne menyre te kundraligjeshme nga ministerja e financave, sepse qeveritaret hajdute marin pjesen

Qytetareve ju bllokohet makina per nje gjobe 10 euro, ju priten dritat apo futen ne burg per 10 euro drita te pa paguara, ju mbyllen lokalet per 10 euro gjobe, ndersa BANKERSI nuk pjerdh per shtetin edhe pse eshte gjobitur 100 milion euro

Te NDERUAR QYTETARE!

Sa kohe qe do vazhdoni te votoni hajdute, mashtrues, hipokrite dhe palaço çdo kater vjet per militantizem, tifozllik, per 5 leke, per nje thes miell apo per 4 tollona nafte, atehere per kater vjet rresht do te duroni çdo gje mbi kurriz

Nuk ka më fatkeqesi qe te “ shesesh” voten dhe pastaj te kerkosh te drejtat

Politikane qe ju blejne voten me kater dite tollona, do qeverisin popullin kater vjet duke i futur tollumin ne çdo gje dhe ne te gjitha drejtimet

Protestat jane VLERE QYTETARE

Por kesaj vlere nuk duhet ti biem me shqelm kur shkojme ne kutine e votimit

Zjarr Tv Ad