Meta thirrje qeverisë: Dëshmoni përgjegjësinë e duhur për problemet e qytetarëve! Policia të distancohet nga dhuna

0
73
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i vendit Ilir Meta i ka bërë thirrje qeverisë që të dëshmojë përgjegjësinë e duhur në adresimin e të gjitha çështjeve që po shqetësojnë me të drejtë qytetarët që prej 3 ditësh po protestojnë kundër rritjes së çmimeve.

Kreu i Shtetit gjithashtu i tërheq vëmendjen Policisë së Shtetit për t’u distancuar nga dhuna e papranueshme dhe ndalimet e pajustifikuara.

“I bëj thirrje Qeverisë të dëshmojë ndjeshmërinë dhe përgjegjësinë e duhur në adresimin e të gjitha çështjeve që po shqetësojnë me të drejtë qytetarët, të cilët prej ditësh po protestojnë, në mbarë vendin, për dinjitetin dhe të drejtat e tyre thelbësore.

Policisë së Shtetit i tërheq vëmendjen për t’u distancuar nga dhuna e papranueshme dhe ndalimet e pajustifikuara”, shkruan Meta.

Zjarr Tv Ad