Avokati Zaçe Islami ka qenë sot para drejtorisë së policisë aty ku po mbahen disa prej protestuesve të arrestuar.
Ai i bëri thirrje drejtorit të përgjithshëm të policisë Gledis Nanos që të largojë policët nga provokimet ndërsa Ramën e paralajmëroi se nëse nuk ulet në bisedime me qytetarët do të ketë fatin e të gjithë diktatorëve.
Avokati: “Sot kryeministri na mashtroi përsëri, në një kohë që zbritja e cmimit të shkojë 130-140 lekë. Kryeministrin e gënjen mëndja.
Drejtor hiq provokatorët. Ki kujdes se po luan me zjarrin, popullit i ka vajtur ku nuk mban më, askush nuk dogji, nuk qëlloi, pse i ke mbushur burgjet plot, ke shkelur Kushtetutën do përgjigjesh, largoji policët nga provikimet .
Kryeministër ke thënë sot se deri më datën 15 do zbres cmimi. Bëj ndryshim qeverie, ulu në bisedë me popullin, ule hundën se e di ku përfundojnë diktatorët”.